fbpx
Prezantimi i Librit dhe Mirënjohje për Studentët e Klinikës Ligjore në Fakultetin Juridik të Universitetit Haxhi Zeka

Prezantimi i Librit dhe Mirënjohje për Studentët e Klinikës Ligjore në Fakultetin Juridik të Universitetit Haxhi Zeka

Fakultetin JuridikUniversitetit Haxhi Zeka në Pejë (UHZ), u zhvillua ceremona e prezantimit të librit, ku Dekani i Fakultetit Juridik dhe menaxheri i Projektit ENEMLOS, Prof. assoc. dr. Avdullah Robaj, bëri një prezantim. Robaj paraqiti përmbajtjen e librit dhe theksoi rëndësinë e tij për mësimin praktik/klinik të studentëve të Fakultetit Juridik.

Ky libër është publikuar në tre gjuhë: anglisht, shqip, dhe serbo-kroate. Autorët e këtij libri përfshijnë profesorë nga Universiteti Haxhi Zeka, Universiteti i Zagrebit, Universiteti i Malit të Zi, Universiteti Hasan Prishtina, Universiteti Kadri Zeka, dhe universitete të tjera nga Polonia, të gjitha këto institucione janë partnere në Projektin ENEMLOS.

cover i librit

Një pjesë e diskutimit ishte rezervuar edhe për Prof. Assoc. Dr. Orhan Çeku, Prodekan në Fakultetin Juridik dhe njëherësh autor të një punimi të përfshirë në këtë libër.

Në përfundim, Dekani Robaj, në cilësinë e menaxherit të Projektit ENEMLOS, ndau mirënjohje për stafin e Fakultetit Juridik të Universitetit Haxhi Zeka, të cilët kanë kontribuar në krijimin dhe funksionalizimin e Klinikës Ligjore Reale pranë Fakultetit Juridik të UHZ – së Certifikatat “STUDENTI KLINICIST” u shpërndanë edhe për studentët që ishin të angazhuar në Klinikën Ligjore Reale gjatë vitit 2022/2023.

Translate »