fbpx
Takimi i Bordit të Cilësisë të Projektit ENEMLOS

Takimi i Bordit të Cilësisë të Projektit ENEMLOS

Në kuadër të projektit Erasmus+ ENEMLOS, është mbajtur takimi i Bordit të Cilësisë. Takimi u zhvillua në Fakultetin Juridik të Universitetit Lazarski në Varshavë, Poloni. Në këtë takim prezent ishin tri universitete publike nga Kosova: Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë (UHZ), Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë dhe Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan.

Koordinatori i këtij projekti është Universiteti i Pogdricës, ndërsa partnerë janë edhe Regent’s University nga Londra dhe Klinikat Ligjore nga Universiteti i Varshavës. Përfaqësuesit e të gjitha këtyre universiteteve ishin të pranishëm në këtë takim.

Në këtë takim, përfaqësuesit e këtyre institucioneve partnere të Projektit ENEMLOS morën pjesë në cilësinë e anëtarëve të Bordit të Cilësisë. Fakultetit Juridik i UHZ-së, njëri nga partnerët e Projektit ENEMLOS, u përfaqësua nga Prof.assoc.dr. Avdullah Robaj, Dekani i Fakultetit Juridik dhe menaxheri i projektit ENEMLOS.

Takimin e hapi znj. Biljana Djuriçin, koordinatore e Projektit ENEMLOS nga Universiteti i Malit të Zi. Gjatë këtij takimi, anëtarët e Bordit të Cilësisë u njoftuan me të arriturat vjetore të projektit ENEMLOS përmes raportit vjetor të performancës, i prezantuar nga Prof.dr. Biljana Djuriçin. Poashtu, të pranishmit u njoftuan edhe me gjeturat preliminare nga vlerësimet e vlerësuesëve të jashtëm në lidhje me punën rreth themelimit dhe funksionimit të klinikave ligjore në kuadër të institucioneve partnerë. Ky raport vlerësimi u prezantua nga Dr.sc. Juraj Brozoviç, Fakulteti Juridik, Universiteti i Zagrebit, Kroaci.

Themelimi i klinikave ligjore në të gjitha institucionet partnerë përfituese është vlerësuar pozitivisht, dhe u konstatua se promovimi i rolit dhe funksionit të këtyre klinikave është thelbësor për rritjen e rasteve reale dhe pranimin e klientëve nga të njëjtat. Prandaj, përfaqësuesit e institucioneve partnerë u deklaruan për vazhdimin e angazhimit të tyre për aktivitete promovuese të klinikave ligjore në vendet e tyre. Në vazhdim të këtyre diskutimeve, Prof.assoc.dr. Avdullah Robaj njoftoi të pranishmit shkurtimisht për aktivitetet e realizuara gjatë vitit në kuadër të projektit ENEMLOS nga ana e Fakultetit Juridik të UHZ-së, veçanërisht për funksionimin e klinikës ligjore reale. Në fund të takimit, pjesëmarrësit u njoftuan për aktivitetet e nevojshme që duhet të ndërmarrin për finalizimin e projektit ENEMLOS.

Translate »