fbpx
Përfaqësues të Universitetit “Haxhi Zeka” në Simpoziumin Shkencor Ndërkombëtar “Cetinjski filološki dani”

Përfaqësues të Universitetit “Haxhi Zeka” në Simpoziumin Shkencor Ndërkombëtar “Cetinjski filološki dani”

Me prezantime të rëndësishme në këtë konferencë morën pjesë Prof. Ass. Dr. Suada A. Džogović dhe Prof. Asoc. Dr. Vehbi Miftari. Në këtë tubim, profesorët e Universitetit tonë morën ftesë për të marrë pjesë në projekte kërkimore shkencore ndërkombëtare.

Organizuar nga Fakulteti i Gjuhës dhe Letërsisë malazeze (Cetinje) dhe Shoqëria Filologjike Malazeze (Podgoricë), nga 1 deri më 4 shtator 2021, u mbajt Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Cetinjski filološki dani”, e cila këtë vit mblodhi rreth gjashtëdhjetë shkencëtarë vendas dhe të huaj.

Seksionet Gjuha, Letërsia dhe Ballkani në udhëkryqin kulturor tërhoqën shkencëtarë nga një numër i madh vendesh. Krahas shkencëtarëve dhe studiuesve vendas, punimet u prezantuan nga kolegë nga Universitetet në Kansas, Firence, Dakota, Sofje, Novi Sad, Split, Zagreb, Budapest, Dubrovnik, Tuzla, Osijek, Gdansk, Varshavë, Prizren, Pejë, Erfurt, Lubjanë, Tetovë, Sarajevë, Beograd, Shkup, Lozhë, Lviv, Rijeka, Trieste, Koper, Hamburg…

Përgatitur nga Zyra për Kërkime Shkencore dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar

Translate »