fbpx
Memorandum bashkëpunimi në mes të Fondacionit Çek CERGE-EI dhe Universitetit “Haxhi Zeka”

Memorandum bashkëpunimi në mes të Fondacionit Çek CERGE-EI dhe Universitetit “Haxhi Zeka”

Përfaqësues të fondacionit Çek CERGE-EI sot vizituan menaxhmentin e UHZ në Pejë, të cilët u pritën nga prorektori Edmon Beqiri bashkë me ekipin e zyrës së tij. Znj. Eleanor Hammond, Drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë e fondacionit CERGE-EI, shpjegoj aktivitetet e organizatës së saj dhe ofroj përkrahje lidhur me ngritjen e kapacitetit akademik të universitetit. Prof.Beqiri foli shkurtas për historikun e universitetit dhe më pastaj shprehi falënderimet për mbështetjen e këtij fondacioni ndaj UHZ-së.
Znj.Hammond dhe Prof.Beqiri nënshkruan një memorandum bashkëpunimi, përmes së cilës fondacioni do të organizojë një trajnim intensiv lidhur me teknikat bashkëkohore të mësimdhënies për personelin akademik të universitetit. Znj. Hammond në fund shprehi bujarinë e saj duke i dhuruar bibliotekës universitare disa kopje fizike të librit të saj të përkthyer në shqip “Eknomiksi i mendimit praktik”, si dhe qasjen gratis në kopjen elektronike të librit.

Translate »