fbpx
Pjesëmarrja e stafit akademik në ‘’Fulbright Faculty Development Program’’

Pjesëmarrja e stafit akademik në ‘’Fulbright Faculty Development Program’’

Pjesëmarrja e stafit akademik në ‘’Fulbright Faculty Development Program’’

Profesoresha e Fakultetit të biznesit, prof. ass. dr. Suada Ajdarpašić, është përzgjedh nga Ambasada Amerikane në Kosovë për të marrë pjesë në programin Fulbright Faculty Development Program për vitin akademik 2021 – 2022 me qëllim të realizimit të Hulumtimit në fushën e ekonomisë në Universitetin Wisconsin, Milwaukee, Qëndra për edukim ndërkombëtar, SHBA.

Programi Fulbright Faculty Development është i dizajnuar për stafin e ri akademik që për momentin janë të angazhuar në mësimdhënie në Kosovë. Pas përfundimit të programit, aplikantët duhet të synojnë që të kthehen në pozitat e tyre në institucionet vendase dhe të vazhdojnë me përgjegjësitë e tyre si mësimdhënës, si dhe të aplikojnë njohuritë dhe përvojën e fituar. Programi Fulbright Faculty Development është i strukturuar si grant 5 mujor, duke filluar në mes të muajit gusht për të përfunduar në mes të muajit janar. Qëllimi i programit është njohja e pjesëmarrësve me praktikat më të mira dhe qasjet teorike në zhvillimin e kurrikulumit në SHBA dhe për t’u ofruar atyre strategji konkrete për zhvillimin e kurrikulumit të lëndës, përfshirë një përmbledhje të burimeve akademike dhe hulumtuese. Gjatë programit, bursistët pritet të hulumtojnë dhe zhvillojnë një përshkrim të lëndës, planprogramin dhe strategjitë specifike të mësimdhënies për lëndën e tyre të propozuar.

Përgatitur nga Zyra për Kërkime Shkencore dhe bashkëpunim ndërkombëtar

Učešće akademskog osoblja u ’’Fulbright Faculty Development Program’’

Profesorica sa Fakulteta biznisa, prof. ass. dr. Suada Ajdarpašić, izabrana je od strane Američke Ambasade na Kosovu da učestvuje u programu Fulbright Faculty Development za akademsku 2021 – 2022 godinu za sprovođenje istraživanja u oblasti ekonomije na Univerzitetu Wisconsin, Milwaukee, Centar za međunarodno obrazovanje, SAD.
Program Fulbright Faculty Development je dizajniran za mlađe akademsko osoblje koji su trenutno uključeni u nastavi na Kosovu. Kandidati bi trebali imati namjeru da se po završetku programa vrate na svoje mjesto u domaćoj instituciji, nastave sa svojim nastavnim obavezama i primjene novostečeno znanje i iskustvo. Program Faculty Development je strukturiran kao 5-mjesečni grant, koji počinje sredinom avgusta, a završava se sredinom januara. Cilj ovog programa je upoznati učesnike s najboljim praksama i teorijskim pristupima razvoju kurikuluma u SAD-u i pružiti im konkretne strategije o tome kako razviti kurikulum za predmet, uključujući pregled akademskih i istraživačkih resursa. Tokom programa, od stipendista će se očekivati da istraže i razviju opis predmeta, nastavni plan i program i navedu specifične strategije nastave za svoj predloženi predmet.

Priredila Kancelarija za naučna istraživanja i međunarodnu saradnju

Translate »