fbpx
Rektori Krasniqi vizitë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”

Rektori Krasniqi vizitë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”

Sot Rektori, Prof.dr.  Armand Krasniqi me prorektorin, Prof.dr.  Edmond Beqiri dhe Koordinatoren për Kërkime shkencore dhe Projekte, Prof.ass.dr.  Suada Ajdarpašić, ishin në një vizitë pune në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.  Në një takim me rektorin dhe bashkëpunëtorët e tij, ne ramë dakord për pjesëmarrje të përbashkët në aplikimin e projekteve të të gjitha niveleve.  Në takim u formua një grup i përhershëm bashkëpunimi i përbërë nga:

1.       Prof.dr. Edmond Beqiri (UNHZ);

2.       Prof.asoc.dr. Kimete Canaj (UFAGJ);

3.       Prof.ass.dr. Suada Ajdarpašić (UNHZ);

4.       Msc. Linda Dula Halilabazi (UFAGJ);

5.       Prof.ass.dr. Alma Shehu Lokaj (UNHZ)

6.       Msc. Denis Spahija (UFAGJ).

Grupi i mesiperm do ketë pergjegjesinë e krijimit te projekteve të perbashkëta dhe është pergjegjes për vazhdimin e bashkepunimit të ndersjelle mes dy Universiteteve.

Translate »