Parlamenti i Studenteve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë (UHZ), si organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve (neni 155 i statutit të UHZ-së) ka shpallur “Profesor i dalluar për vitin 2021”, Prof. Ass. Dr. Petrit Nimani, për kontributin e dhënë për universitetin dhe studentët.
Çdo vitë Parlamenti i Studentëve të UHZ-së i shpallë profesorët e dalluar, duke u bazuar në angazhimin dhe punën e tyre paraprake dhe të arriturat në aspektin shkencor.
Vitin që po e lëmë pas ishte ndër më të vështirët për studentët dhe stafin e universitetit, për shkak të pandemisë Covid-19. Megjithatë, profesori Petrit Nimani, me përkushtim në punë, pasion, mirësinë dhe kulturën akademike, ka ndikuar fuqishëm në përgatitjen shkencore dhe edukative të brezave, duke i përkrahur në rrugën e dijes.
Rektori i UHZ-së, prof. dr. Armand Krasniqi e përgëzoi Parlamentin e Studentëve për këtë vendim të merituar dhe i uroi profesorit Nimani suksese të tjera në vazhdimësi. Në anën tjetër, prof. ass. dr. Petrit Nimani e falënderoi rektorin Krasniqi për fjalët motivuese, duke i uruar suksese të përbashkëta në zhvillimin e institucionit.
Me respekt,
Kryetari i Parlamentit Studentor të UHZ-së: Ilir Idrizaj