fbpx

Njoftim rreth vizitës së Profesorëve nga Ohio Northern University

Njoftohen të gjithë studentët që më datë 12 mars 2018, Universitetin Haxhi Zeka, do ta vizitojnë,

Prof.Bryan H. Ward

Dekan për Çështje Akademike dhe Profesor në lëndët:  E Drejta Penale, Procedurë Penale dhe e Drejtë Ndërkombëtare Penale, pranë Claude Petit W. College of Law, Ohio Northern University në SHBA.

 

 

 

 

 

 

Prof Brian Anderson

Asistent Drejtor i programit Master (LL.M) për Qeverisje Demokratike dhe Sundim të Ligjit si dhe Drejtor i Programit për Pedagogji Ligjore dhe Mësimdhënie pranë Claude Petit W. College of Law, Ohio Northern University në SHBA. Ai gjithashtu ligjëron lëndët: E Drejtë Ndërkombëtare , E Drejtë e Konkurrencës dhe Anti-Korrupsion, Pedagogji ligjore dhe Analizë Ligjore.

Gjatë kësaj vizite, Prof. Anderson do të mbaj një ligjëratë për studentët e Fakultetit Juridik, me temë, “Shkaqet dhe Pasojat e Korrupsionit në Shtetet në Tranzicion dhe ato në Zhvillim.

Në ligjëratë do të trajtohen temat e zakonshme dhe të gjeturat rreth shkaqeve më të shpeshta të korrupsionit në botë, në veçanti në vendet në tranzicion, si dhe dëmet të cilat rezultojnë nga veprimet korruptive.

Ligjerata do të mbahet në ora 11:00, në objektin e Fakultetit Juridik, në sallën e Gjykatores.

Numri i pjesëmarrësve është i limituar, prandaj të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë duhet të paraqiten në zyren e IT-së në Fakultetin Juridik për të konfirmuar pjesëmarrjen.[Best_Wordpress_Gallery id=”39″ gal_title=”gruaja dhe ligji”]

Translate »