Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit Juridik se në muajin dhjetor hapet aplikimi për MODEL EUROPERAN UNION STRASBOURG (MEUS) 2020.
MEUS është një konferencë rinore që zhvillohet çdo vit që nga viti 2007 në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg. Ajo mbledh afërsisht 200 të rinj që marrin përsipër rolet e eurodeputetëve, ministrave, komisionerëve, përfaqësuesve të interesit, gazetarëve dhe interpretuesve për të debatuar mbi dy propozimet e fundit legjislative nga Komisioni Evropian në një simulim, për një javë rresht të procesit legjislativ të BE-së.
Aplikimet për MEUS 2020 do të hapen në dhjetor 2019, kurse simulimi do të bëhet në mars 2020.
Informacione më të hollësishme, mund të gjeni këtu: https://meu-strasbourg.org/