Të nderuar studentë,
Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, të gjithë ju, që nuk keni arritur të bëni pagesën e semestrit me kohë duhet t’i drejtoheni Dekanëvë të Njësive Akademike me anë të emailit. Kërkesa juaj duhet të dërgohet në email-in [email protected]. Pas miratimit të kërkesës suaj nga ana e Dekanit të Njësisë Akademike ku studioni, jeni të obliguar që të printoni fletëpagesën e semestrit, të bëni pagesën, dhe këtë fletëpagesë ta dërgoni me anë të emailit tek Zyrtarët për Çështje Studentore në Njësinë Akademike, ku ju jeni studentë.
Me poshtë gjeni email-ët e Zyrtarëve për Çështje Studentore sipas Njësive Akademike, respektivisht programit të studimit:
Fakulteti i Biznesit
Niveli Bachelor
Administrim Biznesi – [email protected]
Administrim Biznesi – Gjuhë boshnjake [email protected]
Kontabilitet dhe Financa – [email protected]
Niveli Master
Administrim Biznesi dhe Menaxhimi i Burimeve Njerëzore – [email protected]
Administrim Biznesi – Gjuhë boshnjake – [email protected]
Kontabiitet dhe Financa – [email protected]
Fakulteti Juridik
Niveli Bachelor
Juridik i Përgjithshëm – [email protected]
Niveli Master
Kushtetues Administrativ dhe Juridiko Penal – [email protected]
Fakulteti i Menaxhimit në Turziëm, Hotelieri dhe Mjedis
Niveli Bachelor
Menaxhment në Turizëm dhe Hotelieri dhe Menaxhment në Turziëm – Gjuhë boshnjake [email protected]
Niveli Master
Menaxhimi i Mjedisit – [email protected]
Fakulteti i Agrobiznesit
Teknologji e Prodhimit Bimor, Agromjedis dhe Agroekologji dhe Teknologji Ushqimore – [email protected]
Fakulteti i Arteve
Edukim në Muzikë, Edukim i Përgjithshëm në Muzikë, Edukim Artistik në Instrumente Frymore dhe Regji Filimi dhe TV – [email protected]
Nëse ndonjëri nga ju keni problem me përzgjedhjen e lëndëve apo ndonjë problem tjetër të lidhur me SEMS, ju lutem t’u drejtoheni zyrtarëve të IT-së në email-ët e shënuar më poshtë
Afati i fundit për regjistrim të semestrit është 13.04.2020