fbpx

Me 29 prill 2015 në kuadër të bashkëpunimit ndëruniversitar studentët e modulit juridiko – penal të Fakultetit Juridik të Universitetit „Haxhi Zeka“ në Pejë dhe studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tiranës, kanë mbajtur një ligjëratë të përbashkët.
Ligjërata është mbajtur nga Prof. Dr. Evisa Kambellari dhe me këtë rast studentët kanë takuar edhe Dekanin e Fakulteti Juridik, Prof. Altin Shegani. Ai i njoftoi studentët për zhvillimin e këtij fakulteti, duke ofruar gatishmërinë e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tiranës, për bashkëpunim në të gjitha fushat akademike me Fakultetin Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

1901234_10206323745963397_5364416601886495340_n

Translate »