fbpx

Njoftim
Njoftojmë të gjithë studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” se me rastin e shënimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë, me datën 31.03.2017 (e Premte) do të mbahet një ligjëratë me përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK-së).
Të mirëseardhur janë të gjithë studentët e nivelit bachelor dhe master të të gjitha njësive akademike të UHZ-së që dëshirojnë të marrin njohuri mbi temën:

“Qeverisja e Korporatave dhe Menaxhimi i Rrezikut”

Ligjërues: znj. Shkëndije Himaj Zekaj (Koordinatore për Funksione të Përgjithshme të BQK-së dhe z. Merdian Kukleci (Drejtor në Depertamentin e Riskut).
Kjo është një mundësi e mirë që studentët duhet ta shfrytëzojnë për të takuar përfaqësuesit e BQK-së dhe për të shqyrtuar mundësitë e ndonjë bashkëpunimi.

Data dhe Vendi:
31.03.2017, Ora 10:30
Fakulteti I Biznesit – Objekti C, salla C2

Organizuar nga:
Qendra për Zhvillim të Karrierës
Shkëlqesa Smajli

Translate »