fbpx
MEMORANDUM BASHKEPUNIMI NDËRMJET UNIVERSITETIT “HAXHI ZEKA” DHE KOMUNËS SË DEÇANIT NË MBËSHTETJE TË KONCEPT DOKUMENTIN PËR KRIJIMIN E FORUMIT EKONOMIK RAJONAL “DUKAGJINI”

MEMORANDUM BASHKEPUNIMI NDËRMJET UNIVERSITETIT “HAXHI ZEKA” DHE KOMUNËS SË DEÇANIT NË MBËSHTETJE TË KONCEPT DOKUMENTIN PËR KRIJIMIN E FORUMIT EKONOMIK RAJONAL “DUKAGJINI”

Pas disa muajve pune e përkushtimi me të gjitha komunat e Dukagjinit e më gjerë sot rekroti i universitetit “Haxhi Zeka”, prof.dr. Armand Krasniqi dhe kryetari i komunës së Deçnit z. Bashkim Ramosaj nënshkruan memorandumin e parë të bashkëpunimit në mbështetje të koncept dokumentit për krijimin e Forumit Ekonomik Rajonal “Dukagjini” (FERD). 

FERD ka si qëllim kryesor promovimin, zhvillimin ekonomik, akademik dhe social të rajonit dhe synon nxitjen e dialogut rajonal me qëllim të politikave ekonomike, vlerave sociale, politike dhe kulturore. 

Përfaqësuesit e dy institucione u zotuan të punojnë së bashku në avancimin e ideve novatore të cilat çojnë në hartimin e projekteve investive me interes për rajonin e më gjerë, inkurajimin dhe nxitjen e investimeve të huaja direkte dhe përmirësimin e klimës për të bërë biznes. 

Sipas memorandumit institucionet do të angazhohen të bashkëpunojnë në hartimin e strategjive të përbashkëta, projekteve dhe programeve që kanë për qëllim investimet që përmirësojnë cilësinë e arsimit, inovacionin, trajnimin e stafit dhe rritjen e konkurrueshmërsë ekonomike të rajonit. 

Në një të ardhme të afërt memorandume të bashkëpunimit do të lidhen edhe komunat e tjera të rajonit të Dukagjinit dhe më gjerë. 

Përmirësimi i jetës ekonomike, akademike dhe sociale i studentëve dhe qytetarëve të rajonit të Dukagjinit është synim i UHZ-së të cilin e ka paraqitur edhe në dokumentin FERD-it.

Translate »