fbpx
Java Artistike Studentore

Fillon edicioni i pestë i “Javës Artistike Studentore”

Fakulteti i Arteve ka organizuar një javë artistike të veçantë, ku do të zhvillohen performancat e jashtëzakonshme të korit të Fakultetit të Arteve, pasuar nga interpretimet e talentuara të studentëve për dy netë radhazi.

Performanca e parë do të mbahet më datën 7 qershor 2023, në orën 19:00, në Kishën “Shën Katerina” në Pejë.

Ndërsa, performanca e dytë do të mbahet më datën 8 qershor 2023, në orën 19:00, në Amfiteatrin e Universitetit UHZ.

Translate »