fbpx
MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NË MES UNIVERSITETIT HAXHI ZEKA DHE BANKËS EKONOMIKE

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NË MES UNIVERSITETIT HAXHI ZEKA DHE BANKËS EKONOMIKE

Rektori i Universitetit Haxhi Zeka, Prof. dr. Armand Krasniqi, së bashku me Zyrën e Karrierës, priti në takim Kryeshefin Ekzekutiv, Shpend Luzha, bashkë me anëtarë të tjerë të Bankës Ekonomike, ku u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet dy palëve.

Kjo marrëveshje ka për qëllim ofrimin e mundësive të punës praktike në Bankën Ekonomike për studentët e Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, të cilët janë në vitin e fundit të studimeve ose kanë diplomuar së fundi.

Banka Ekonomike ofron mundësi të punës praktike përmes programit të saj “Onboarding”. Banka do t’u siguroj studentëve hapësirën, komoditetet dhe mjete të nevojshme për punë. Ajo do të përshtat detyrat e punës me fushën e studimit të Universitetit Haxhi Zeka, duke përpiqur të maksimizoj përvojën eksperimentale të studentëve.

Po ashtu, premton të jetë fleksibile në rregullimin e orarit të punës nëse praktikanti ka angazhime profesionale që lidhen me edukimin universitar dhe studentët që tregojnë sukses gjatë punës praktike do të rekrutohen dhe do të jenë anëtarë të stafit të Bankës Ekonomike.

Translate »