Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi në mes dy institucioneve, kur biblioteka i mundëson UHZ-së anëtarësimin e të gjithë studentëve, stafit akademik dhe administrativ, si lexues të rregullt në harmoni me vendimin e BKK-së për anëtarësim të lexuesve.