fbpx
Ligjeratë nga Marek Antoni Nowicki

“Aplikimi i Konventës Evropiane  për të Drejtat e Njeriut përtej Strasburgut, Rasti i Kosovës”

Marek Antoni Nowicki, ish Avokati i Popullit në kuadër të misionit ndërkombëtar të UN-it në Kosovë  mbajti ligjëratë  me tematikë “Aplikimi i Konventës Evropiane  për të Drejtat e Njeriut përtej Strasburgut, Rasti i Kosovës”. Z. Nowicki foli për Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, aplikimin e Konventës në Kosovë, si dhe inicimin e procedurës ligjore para gjykatës së Strasburgut.

Nowicki theksoi, se përveç qytetarëve të Kosovës edhe qytetaret e Bjellorusisë janë të privuar nga e drejta e ankimit në këtë gjykatë, mirëpo për dallim nga Kosova e cila e synon të jetë pjesë e familjes evropiane Bjellorusia nuk tregon interesim për t`u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Sidoqoftë u tha së qytetaret e Kosovës edhe pse për momentin nuk mund të inicojnë procedurë para  gjykatës së Strasburgut sa i përketë autoriteteve të Kosovës , ata mund të shfrytezojnë ketë gjykatë në rast se u janë shkelur të drejtat nga ndonjë shtet tjetër, siç është  rasti Grudic kunder Serbisë (Vendim i Gjykatës Evropiane, me te cilin është urdhëruar shteti i Serbisë që t’i paguajë bashkëshortëve Grudic nga Mitrovica 13 vite pensione). Ai, po ashtu foli për sistemin gjyqësor në Kosovë që sipas tij ende ka mangësi sa i përket aplikimit të Konventës Evropiane.

Në fund të ligjëratës ai po ashtu i`u është  përgjigjur pyetjeve të parashtruara nga studentët e fakultetit juridik.

Marek A. Nowicki është lindur në vitin 1953, është avokat i të drejtave të njeriut.

Nga viti 1990 deri 1993, ai ishte anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut (IHF) në Vjenë. Prej vitit 1992 deri 1993, ai shërbeu si kryetar i saj. Gjatë kësaj periudhe ai mori pjesë në misionet e zbulimit të fakteve të IHF në Rumani, Bullgari dhe Shqipëri. Nowicki ishte anëtar i Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriut në Strasburg nga marsi i vitit 1993 deri më 31 tetor 1999, që nga dhjetori i vitit1997 deri në nëntor 1998, ai ishte nënkryetar i Dhomës së dytë të këtij komisioni.

Në korrik të vitit 2000 deri në dhjetor të vitit 2005, ai ishte Ombudspersoni Ndërkombëtar i emëruar nga OKB në Kosovë, (Avokat i popullit).

Nowicki ka qenë anëtar i Panelit Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut  të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë që nga janari i vitit 2007, deri sa është emëruar   Presidenti i saj, në janar të  vitit 2008. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Translate »