fbpx
Kryetari i Komunës së Pejës në vizitë zyrtare në Universitetin “Haxhi Zeka”

Kryetari i Komunës së Pejës në vizitë zyrtare në Universitetin “Haxhi Zeka”

Rektori i UHZ-së Armand Krasniqi dhe këshilltari i tij Driton Sylqa sot priti në vizitë zyrtare Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe nënkryetarin e Komunës Fatmir Asllani.

Zt. Muhaxheri përuroj rektorin e përzgjedhur rishtas zt. Krasniqi, i uroj punë të mbarë dhe shumë sukses në mandatin e ri. Kryetari siguroj rektorin se mbështetja dhe përkrahja institucionale ndaj avancimit të proceseve akademike të universitetit do të jetë e përhershme.

Rektori Krasniqi, e informoj kryetarin sipërfaqësisht mbi rrjedhat e universitetit, mbi vizionin e tij për zhvillimin e mëtejmë, si dhe mbi objektivat strategjike të universitetit. Konfirmimi i përkrahjes së Komunës së Pejës në raport me universitetin është vlerësuar lartë nga rektori. Pas takimit, delegacioni i Komunës bashkë me rektorin dhe personelin përcjellës të rektoratit vizituan objektet në kampusin universitar, përfshirë dhe objektin e ri në ndërtim të fakultetit të Arteve.

Translate »