fbpx
Përfaqësues të FSK-së vizituan Universitetin “Haxhi Zeka”

Përfaqësues të FSK-së vizituan Universitetin “Haxhi Zeka”

Përfaqësues të FSK-së sot ishin në vizitë zyrtare në universitetin “Haxhi Zeka”. Fillimisht ata u takuan me rektorin Krasniqi për ta njoftuar rreth iniciativës së Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës për rekrutimin e 840 kadetëve të rinj. Konkursi për rekrutimin e rekrutë të rinj do të jetë i hapur deri më datë 12 nëntor 2021.

Rektori Krasniqi, falënderoj delegacionin e FSK-së për vizitën dhe informacionin e dhënë. Gjithashtu, rektori siguroj se bashkëpunimi institucional në mes të dy entiteteve do të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm. Në mes tjerash, rektori konfirmoj se respekti i universitetit “Haxhi Zeka” për uniformën ushtarake është sublim dhe i pa kompromis. Më pastaj, delegacioni vazhdoj vizitën në njësitë akademike të universitetit për të njoftuar studentët nga afër lidhur me konkursin për rekrutë të rinj.

Translate »