fbpx
Javen e Ndermjetesimit

FTESË

Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale dhe Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka” janë duke organizuar një sesion informativ për studentët, që do të shërbej si forum për shkëmbimin e informatave në lidhje me zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve me fokus për Ndërmjetësimin.

Sesioni informativ do të realizohet përmes një diskutimi të hapur të moderuar mbi temat relevante, gjatë të cilit studentët ftohen të ndajnë opinionet dhe përvojat e tyre.

Për më tepër, programi do të diskutojë aktivitetet e ardhshme për të rinj, ku studentët e Universitetit do të ftohen të bashkëpunojnë me programin në zhvillimin e Simulimit të Rasteve të Ndërmjetësimit. Studentët pjesëmarrës do të kenë mundësi që njohuritë e tyre teorike për ndërmjetësimin t’i zbatojnë në praktikë duke u bërë pjesë e rasteve të simuluara në role të ndryshme.
Punëtoria do të mbahet me datën 25 shtator përmes platformës Zoom. Ju lusim që të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri më datën 24 shtator, 2021. Për më shumë detaje gjeni të bashkangjitur rendin e ditës.

Për më shumë informata si dhe për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj kontaktoni matoshi.yll@gmail.com

Ftesa

Translate »