fbpx
Green Economy and Technological Change for Sustainability

Green Economy and Technological Change for Sustainability

Pjesëmarrja e Prof. Ass. Dr. Fisnik Morina në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Green Economy and Technological Change for Sustainability” (Universiteti i Evropës Juglindore, 2022)

Profesori i Fakultetit të Biznesit, Prof. Ass. Dr. Fisnik Morina, Post – Doc në bashkëpunim me dy studentët e nivelit master në departamentin Menaxhim Biznesi, Blendrit Miftari dhe Blerta Loxha kanë marrë pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Ekonomia e Gjelbër dhe Ndryshimet Teknologjike për Qëndrueshmëri”, të organizuar nga Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë si dhe Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Universiteti i Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut, më datë 05 Maj 2022.

Konferenca shkencore ka trajtuar një gamë të gjerë fushash të rëndësishme për çështjet bashkëkohore të biznesit dhe teknologjisë së informacionit si ekonomia e gjelbër, financat e gjelbra, ekonomia mjedisore, efikasiteti i energjisë, tregu i punës, pabarazitë gjinore, migrimi, sipërmarrja dhe bizneset familjare, zhvillimi dhe inovacionet e firmave etj. Studiuesit nga vende të ndryshme të Evropës kanë diskutuar për sfidat dhe perspektivat e reja të biznesit dhe teknologjive të informacionit nga këndvështrimi i Energjisë, Ekonomisë dhe Mjedisit.

Prof. Ass. Dr. Fisnik Morina prezantoi në këtë konferencë shkencore ndërkombëtare punimin shkencor me titull “Impact of macroeconomic factors on carbon dioxide emissions: a comparative analysis for selected EU countries and Southeast Europe countries”. Prenzentimi i punimit shkencor mori përshtypje shumë të mira dhe u vlerësua pozivitisht nga paneli shkencor i konferencës.

Vegëza e konferencës:

Programi i Konferencës Shkencore Ndërkombëtare:

https://drive.google.com/file/d/1IQ3Ao2yyqOWI6YXbSlfzAwCayAhDEcKj/view

Zyra për kërkime shkencore dhe bashkëpunim ndërkombëtar

Translate »