fbpx
Fakulteti i Arteve konstituon Trupën e saj Këshillëdhënëse 

Fakulteti i Arteve konstituon Trupën e saj Këshillëdhënëse 

Fakulteti i Arteve të UHZ-së formoi sot në një takim formal Trupën Këshillëdhënëse të saj. Këtë takim konstituiv e hapi rektori i UHZ, prof.dr.Armand Krasniqi me një fjalë rasti, përmes së cilës ai përshëndeti të pranishmit dhe me entuziazëm theksoi atributet specifike që kjo njësi akademike ka për universitetin dhe qytetin në përgjithësi. Dekani i fakultetit në fjalë, prof.asoc. Hysen Nimani po ashtu iu drejtua pjesëmarrësve me një fjalim, në të cilin shprehu rolin dhe rëndësinë e strukturës këshillëdhënëse për avancimin e aktiviteteve akademike të Fakultetit të Arteve. Të pranishëm në këtë eveniment solemn ishin emra të shquar dhe të respektuar të qytetit të Pejës, përfaqësuesë nga biznesit, nga shoqëria civile, nga pushteti lokal, si dhe studentë e profesorë të UHZ-së, të cilët zgjodhën drejtuesit e këtij bordi këshillëdhënës. Rrjedhimisht, Znj.Rreze Kastrati u zgjodh kryesuese e trupës, gjersa Zt Faik Zekaj, zëvendës kryesues. 

Në sallën e koncerteve të kësaj njësie akademike, pjesëmarrësit u nderuan me interpretimin skenik brilant të prof. Adelina Paloja – soprano nën përcjellje të prof.asoc. Alba Muçolli-Dehiri në piano, paraqitja e së cilave ishte mbresëlënëse për tërë audiencën. Në fund, pjesëmarrësit vizituan objektin e ri në ndërtim të Fakultetit të Arteve, si dhe shijuan së bashku një koktej rasti. 

Translate »