fbpx
Në UHZ u mbajt tryezë e rrumbullakët për të drejtat e grave

Në UHZ u mbajt tryezë e rrumbullakët për të drejtat e grave

Me rastin e 8 marsit, ditës ndërkombëtare të gruas, Forumi i Gjyqtareve dhe Prokuroreve të Kosovës, mbështetur nga OSBE mbajti sot tryezën e rrumbullakët për të diskutuar temën “Bashkë për të drejtat e grave dhe qasje të barabartë në drejtësi”.
Pjesëmarrës të tryezës ishin studentët nga Fakulteti Juridik, gjersa panelistë ishin: Znj. Sanije Gashi Seferi, prokurore, Znj. Valbona Disha Haxhosaj, prokurore, Znj. Kosovare Kelmendi, avokate, prof.ass.dr. Gjylbehare Murati, Zt. Riccardo Celeghini, drejtor i ZR të OSBE-së, dhe rektori i UHZ, prof.dr. Armand Krasniqi.

Studentët u njoftuan nga panelistët rreth të drejtave dhe lirive të njeriut në përgjithësi dhe për të drejtat e grave dhe qasjen e tyre në drejtësi në veçanti. Komunikimi me studentë ishte mjaft aktiv, të cilët morën përgjigje nga panelistët për secilën pyetje të parashtruar. Tryeza u mbajt në gjykatoren e fakultetit juridik.

Translate »