fbpx
Urimi i rektorit për Ditën e Gruas

Urimi i rektorit për Ditën e Gruas

Kam kënaqësinë dhe respektin që me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, në emrin tim dhe në emër të Universitetit “Haxhi Zeka”, të shpreh urimet më të sinqerta për të gjitha nënat, gratë dhe motrat në përgjithësi. Gjersa, në veçanti shpreh mirënjohje dhe urimet më të mira për mësimdhënëset, punonjëset në administratë dhe studentet e Universitetit “Haxhi Zeka”.
Tetë Marsi, gjithmonë na e sjell në vëmendje rolin e jashtëzakonshëm të femrës që ka në shoqërinë tonë. Duke qenë mirënjohës për kontributin e pedagogeve edhe sukseset e tyre në avancimin e proceseve akademike në universitetin tonë, uroj shëndet, mirëqenie dhe shumë lumturi në familjet tuaja për të gjithë ju dhe për secilën prej jush.

Urime!
Prof.dr. Armand Krasniqi
Rektor i Universitetit “Haxhi Zeka”

Translate »