fbpx
Formalizohet marrëveshja e bashkëpunimit në mes të UHZ-së dhe Elkos Group

Formalizohet marrëveshja e bashkëpunimit në mes të UHZ-së dhe Elkos Group

Përfaqësues të menaxhmentit të ndërmarrjes Elkos Group, Znj. Zana Lipoveci Kastrati dhe Zt. Arsim Selmonmusaj u pritën sot nga rektori i UHZ-së, prof.dr.Armand Krasniqi, me ç’rast u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi në mes të UHZ dhe ELKOS. Palët në fjalë, paraprakisht kanë patur disa takime radhazi për të specifikuar mundësitë e bashkëpunimit, të cilat tashmë janë të përfshira dhe formalisht në këtë memorandum.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi konsiston në angazhimin e palëve për të ndërtuar një sistem bashkëpunimi përmes së cilit do të fuqizohet zhvillimi profesional dhe ngritja e kapaciteteve të studentëve dhe të diplomuarve. Kontributi i ndërmarrjes së respektuar Elkos Group do të jetë tepër i rëndësishëm për perspektivën e studentëve në radhë të parë, e më pastaj për avancimin e mëtejmë të lidhjes së tregut të punës me proceset akademike të universitetin tonë.

Translate »