18 Prilli është Dita Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike. Me rastin e kësaj dite, Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë organizoi aktivitete për studentët e vet.
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2023/04/fmthm.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2023/04/muzeu.jpg)
Studentët e FMTHM të shoqëruar nga profesorët prof.dr Afrim Selimaj dhe prof.dr Bedri Millaku, ishin në vizitë në Muzeun e Pejës. Aty ata e vizituan ekspozitën arkeologjike. Më pas vizituan lokalitetin arkeologjik të periudhës së Dardanisë “Gradinë” apo qytetin e vjetër të Pejës.
Studentët u ndanë mjaftë të kënaqur duke synuar në bashkëpunime të mëtutjeshme.
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2023/04/studentet-1.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2023/04/vizite.jpg)