fbpx
Dita Ndërkombëtare e Sportit Universitar

Dita Ndërkombëtare e Sportit Universitar

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Sportit Universitar, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka zhvilluar një aktivitet në FUTSALL për meshkuj. Aktiviteti u zhvillua si vazhdimësi e aktiviteteve të Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, të cilat u mbajtën edhe në universitete të tjera të Kosovës.

Fillimisht aktiviteti u përshëndet nga Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof.Dr. Fadil Millaku.

Aktiviteti u zhvillua në palestrën e sporteve “Karagaqi”, në të cilën u zhvillua një ndeshje në mes të dy ekipeve nga studentët e UHZ-së.

Për organizimin e kësaj ngjarje në Universitetin tonë u përkujdes anëtari i Bordit të Federatës, njëkohësisht Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë në UHZ, Prof.Asoc.Dr. Afrim Selimaj.

[Best_Wordpress_Gallery id=”168″ gal_title=”Dita Ndërkombëtare e Sportit Universitar”]
Translate »