Fakulteti Juridik i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK), i përkrahur nga Aktiviteti i USAID-it “Drejtësia Vlen” fton studentët e Fakultetit Juridik që të aplikojnë për të qenë pjesë e Klinikës Juridike Penale me raste reale.
RRETH KLINIKËS JURIDIKE PENALE
Klinika Juridike Penale (Klinika) u jep studentëve mundësi të ndihmojë avokatët e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) në përfaqësimin pro bono
të të pandehurve me gjendje ekonomike të rëndë në rastet penale. Studentët pjesëmarrës do të kenë mundësi të përjetojnë zbatimin e
mësimeve akademike në praktikë duke punuar në çështjet penale reale gjatë vitit të katërt të Fakultetit Juridik (apo të programit Master, drejtimi
Penal). Ligjëratat e klinikës do të mbahen në hapësirat e Fakultetit Juridik, ndërsa aktivitetet e përfaqësimit të klientëve (këshillimi dhe avokimi)
do të mbahen në zyrat e avokatëve të OAK dhe, sipas nevojës, në gjykatë apo prokurori. Studentët klinikë do të takohen një herë në javë për ligjeratë dhe diskutime në tryezë të rrumbullakët rreth procedurës penale.
Ligjëratat do të mbahen nga ligjerues të ftuar të cilët janë profesionistë ligjorë prokurorë, avokatë dhe gjyqtarë), përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, etj. Përveç ligjeratave, studentët do të punojnë në ekipe për të ndihmuar avokatët që ata të përfaqësojnë klientët në gjykatë dhe në të gjitha fazat përgatitore të çështjeve penale pa pagesë. Studentët aktivë të Klinikës, pritet që të ndajnë përvojën e tyre të klinikës me nxënësit e shkollave të mesme përmes aktiviteteve të partnerëve në kuadër të Aktivitetit “Drejtësia Vlen”.
Peja Criminal Law Clinic-Call for Application-Autumn 2019