fbpx
Dita Botërore e Tokës në UHZ

Për të shënuar Ditën Botërore të Tokës, në Fakultetin e Agrobiznesit në Pejë është zhvilluar një aktivitet nga studentët dhe stafi akademik i UHZ-së duke rregulluar infrastrukturën me gjelbërim.

Ky aktivitet kishte për qëllim sensibilizimin dhe edukimin e të gjithëve për ruajtjen dhe zhvillimin e mjedisit jetësor. Në këtë aktivitet morën pjesë studentët e Fakultetit të Agrobiznesit, Rektori UHZ-së prof.dr.Armand Krasniqi, Dekani Fakultetit Agrobiznesit prof. asoc.dr. Nexhdet Shala, Dekani Fakultetit Fakulteti i Menaxhmentit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis, Agrobiznesit prof. asoc. dr. Adem Dreshaj dhe Dekani Fakultetit Biznesit prof. asoc. dr. Halit Shabani.

Me këtë rast, Rektori i UHZ-së prof. dr. Armand Krasniqi falënderoj iniciatorët e këtij aktiviteti, duke thënë se kujdesi ndaj natyrës duhet të jetë qëllimi kryesor i gjithësecilit për të mbrojtë planetin Tokë dhe gjitha resurset e saj nga ndotja që bëhet çdo ditë nga ndërtimet, gazrat, mbeturinat, etj.

Please follow and like us: