fbpx
Dëshironi të vazhdoni studimet në Bashkimin Evropian?

Dëshironi të vazhdoni studimet në Bashkimin Evropian?

Jeni student i vitit të parë të nivelit master në Kosovë (240 kredi) dhe keni njohuri të nivelit B1 në gjuhën frënge. Dëshironi të vazhdoni studimet në Bashkimin Evropian? ESFAM (institucion i specializuar i Agjencisë universitare të Frankofonisë me vendndodhje në Sofje, Bullgari) ju fton të ndiqni prezantimin e programeve për vitin e dytë Master, ditën e martë, më 5 maj 2020, në orën 10:00. Për te ndjekur ketë prezantim mjafton të klikoni në vegëzën e  mëposhtme:

ESFAM ofron studime dhe lëshon diploma në Menaxhim dhe Administrim Biznesi, Menaxhim Publik, Menaxhim të Territoreve Turistike, Menaxhim Ndërkombëtar të Transportit dhe Menaxhim të Zinxhirit të Furnizim(SCM), në bashkëpunim me universitete franceze dhe belge. Për këto fusha ofrohen edhe bursa bazuar në kriteret e meritës. Afati për aplikim është hapur deri më 31 maj. Për më shume detaje vizitoni web faqen e ESFAM : https://esfam.auf.org 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »