fbpx
KONFERENCA E REKTORËVE E UNIVERSITETEVE PUBLIKE TË KOSOVËS

KONFERENCA E REKTORËVE E UNIVERSITETEVE PUBLIKE TË KOSOVËS

Komunikatë për media

PROCESI I AKREDITIMIT TË UNIVERSITETEVE PUBLIKE NË KUSHTE TË PANDEMISË COVID 19

Me 24 prill 2020 është mbajtur një takim virtual midis Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës dhe Agjencisë së Akreditimit të Kosovës. Në takim morën pjesë rektorët Prof. Dr. Fadil Millaku, kryesues i KR, Prof. Dr Marjan Demaj, Prof. Asoc. Bajram Kosumi, Prof. Dr. Ismet Temaj, Prof. Dr. Alush Musaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe Prof. Ass. Artan Nimani, si dhe Kryesuesi i KSHC-së Prof. dr. Gazmend Luboteni dhe drejtori i AKA-së z. Naim Gashi. Në takim u diskutua për procesin e akreditimit të IAL-të në kushte të Pandemisë me Covid 19.

I gjithë takimi u zhvillua në frymën e rritjes së bashkëpunimit midis Universiteteve publike, KSHC-së dhe AKA-së. Të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi u pajtuan së bashkëpunimi i mirë dhe korrekt midis AKA-së, KSHC-së dhe Universiteteve Publike është në interes të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë dhe në përgjithësi avancimit të arsimit në vendin tonë.

Z. G. Luboteni si kryesues i KSHC-së dhe z. N. Gashi drejtor i AKA-së njoftuan Rektorët lidhur me aktivitetet që ka ndërmarrë KSHC-së dhe AKA në situatën e imponuar për shkak të pandemisë Covid 19, në funksion të mbarëvajtjes së procesit të akreditimit, i cili mund të bëhet edhe në distancë, përmes platformave onlajne.

Rektorët e universiteteve publike njoftuan z. Luboteni dhe z. Gashi lidhur me përgatitjet e këtyre institucioneve për procesin e akreditimit dhe vlerësimit që do të bëhet nga ekspertet ndërkombëtar dhe AKA. Të gjithë u pajtuan për organizimin e një procesi të plotë, të thellë dhe korrekt të akreditimit të këtij viti.

Të gjithë u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet të gjitha institucioneve të arsimit të lartë e krijon klimë të favorshme për cilësinë në arsim. Po ashtu, u tha se vazhdimi i procesit mësimor në formatin onlajn në të gjitha universitetet publike dëshmon se këto universitete kanë potencial dhe cilësi në procesin e mësimit dhe të hulumtimit.

Po ashtu, u diskutua së të gjithë duhet të angazhohen që të ngritët imazhi i Institucioneve të Arsimit të Lartë, të Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, në mënyrë që AKA të rikthehet në institucionet Evropiane për sigurimin e cilësisë, në ENQA dhe EQAR.

Prishtinë, më 24 prill 2020

Prof dr. Fadil Millaku Kryesues

Prof.dr. Bajram Kosumi zv. Kryesues

Prof.dr. Marjan Demaj

Prof. Dr. Ismet Temaj

Prof.dr. Alush Musaj

Prof. Dr. Agron Bajraktari

Pro.ass. Artan Nimani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »