fbpx
Bashkëpunim Ndërkombëtar: Universiteti Haxhi Zeka dhe Universiteti i Saxionit

Bashkëpunim Ndërkombëtar: Universiteti Haxhi Zeka dhe Universiteti i Saxionit

Gjatë një vizite në Universitetin e Saxionit në Holandë, Prof. ass. dr. Ylber Januzaj u prit ngrohtësisht nga Prof. Johannes de Boer, udhëheqësi i çështjeve akademike ndërkombëtare. Prof. de Boer ka shprehur gatishmërinë e tij për të mbështetur Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore dhe për të bashkëpunuar në projekte të përbashkëta që kanë për qëllim ndërkombëtarizimin e universitetit tonë.

Gjatë vizitës, Prof. Januzaj pati mundësinë të vizitojë disa nga laboratorët dhe qendrat kërkimore të Universitetit të Saxionit, ku u diskutuan mundësitë për shkëmbime studentësh dhe stafi, si dhe projekte të përbashkëta kërkimore dhe inovative.Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së cilësisë akademike dhe zgjerimit të mundësive për studentët dhe stafin tonë. Ne presim me padurim të zhvillojmë projekte inovative dhe të ndërtojmë ura të reja me komunitetin ndërkombëtar akademik.

#UniversitetiHaxhiZeka #BashkëpunimNdërkombëtar #SaxionUniversity #ArsimiLartë #Inovacion #Ndërkombëtarizim

Translate »