fbpx
Agjencioni për Financim i Kosovës viziton për fundvit menaxhmentin e UHZ

Agjencioni për Financim i Kosovës viziton për fundvit menaxhmentin e UHZ

Agjencioni për Financim i Kosovës viziton për fundvit menaxhmentin e UHZ

Niveli i lartë menaxhues i AFK-së ishte për vizitë sot në UHZ me rastin e përfundimit të vitit 2021. Zt. Vadet Anadolli dhe Znj. Irfete Pasha u pritën nga rektori prof.dr.Armand Krasniqi, prorektori prof.dr. Edmond Beqiri dhe këshilltari i rektorit Dr.sc. Driton Sylqa.

Rektori Krasniqi shprehu falënderimet e tij më të sinqerta për bashkëpunimin konkret në mes të dy institucioneve lidhur me promovimin e proceseve akademike. Roli i Zt.Anadolli dhe Znj.Pasha në cilësi të anëtarëve të bordit industrial të Fakultetit të Biznesit është tejet i rëndësishëm, gjersa performanca e tyre në procesin e akredimit të programeve ishte mbresëlënëse. Liderët e UHZ konfirmuan mirënjohjen e thellë për kontributin e çmuar të AFK-së dhënë universitetit.      

Me urimet më të mira për vitin 2022 për personelin akademik dhe administrativ, e posaçërisht për të gjithë studentët, përfaqësuesit e AFK shprehën vullnetin e tyre për bashkëpunim edhe më të madh në të ardhmen me universitetin UHZ.

Translate »