fbpx
Stafi i Univeritetit “Haxhi Zeka” pjesëmarrës në Digital Week në Cote d’ Azur University në Francë.

Stafi i Univeritetit “Haxhi Zeka” pjesëmarrës në Digital Week në Cote d’ Azur University në Francë.

Stafi akademik dhe administrativ i Universitetit “Haxhi Zeka” po merr pjesë në mobilitet në Universitetin Cote d’ Azur në Francë. Nga data 17 deri më 23 Qershor në kuadër të mobilitetit, stafi po merr pjesë në Digital Week, organizuar nga Universiteti Cote d’ Azur në Francë.

Ky event përfshin Blended Intensive Programs dhe paraqet një mundësi të shkëlqyer për shkëmbim të njohurive dhe zhvillim akademik, duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar në arsimin e lartë.

Ky mobilitet është realizuar në kuadër të projektit Erasmus+, duke thelluar lidhjet ndërkombëtare dhe përmirësuar kompetencat e stafit të Universitetit “Haxhi Zeka” në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.

Pjesëmarrja në këtë program ofron një platformë vlerësuese për të shkëmbyer praktika të mira dhe për të rritur aftësitë profesionale, duke kontribuar në avancimin e standardeve të arsimit në nivel ndërkombëtar.

Translate »