fbpx
Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Universiteti i Splitit drejt Nënshkrimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim Akademik dhe Projekte të Përbashkëta

Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Universiteti i Splitit drejt Nënshkrimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim Akademik dhe Projekte të Përbashkëta

Universiteti “Haxhi Zeka” së bashku me “Fakulteti i Biznesit” i UHZ -së, në Pejë dhe Universiteti i Splitit shprehin interesin  për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimi për të forcuar lidhjet akademike dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta

Split, [18.06.2024] — Në kuadër të një vizite dyditore shënohet një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit akademik i Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë me Universitetin e Splitit në Republikën e Kroacisë. Delegacioni i përbërë nga Prof.dr. Armand Krasniqi, Rektor i Universitetit, Prof.dr. Halit Shabani, Dekan i Fakultetit të Biznesit, Prof.dr. Ibish Mazreku dhe Sami Gjuka, mori pjesë në një seri takimesh të rëndësishme me menaxhmentin e Universitetit të Splitit dhe Fakultetit e Ekonomiksit, Biznesit dhe Turizmit.

Gjatë vizitës, u zhvilluan diskutime thelbësore që kulmuan me gatishmërinë që, në të ardhmen e afërt, të nënshkruhet marrëveshja e konkretizuar bashkëpunimi. Kjo para – marrëveshje  akorduar, me veprime të caktuara në fusha konkrete, shënon fillimin e një etape të re të bashkëpunimit të ngushtë mes dy universiteteve, me qëllim zhvillimin e projekteve të përbashkëta akademike dhe kërkimore në të gjitha fushat e zhvillimit universitar.

Ky angazhim reciprok reflekton vullnetin e të dyja institucioneve për të nxitur shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, si dhe për të përforcuar më tej rrjetin akademik e profesional në arenën ndërkombëtare. Marrëveshja përfshin një sërë iniciativash, duke përfshirë shkëmbimin e stafit dhe studentëve, bashkëpunimin në projekte kërkimore, zhvillimin e programeve të përbashkëta të studimit dhe shërbimet e konsulencës për studime më të avancuara kërkimore – shkencore.

“Vizita jonë në Universitetin e Splitit dhe gatishmëria për të nënshkruar së shpejti një marrëveshje kuptimplote janë dëshmi e angazhimit tonë për të avancuar me teje standardet akademike si dhe për të ofruar mundësi më të mëdha për studentët dhe stafin tonë akademik,” tha Prof.dr. Halit Shabani, Dekan i Fakultetit të Biznesit në UHZ “. “Ne jemi të entuziazmuar për mundësitë që kjo marrëveshje do të hapë për të dyja komunitetet tona universitare.”

Kjo vizitë shënon fillimin e një bashkëpunimi të frytshëm dhe të qëndrueshëm mes Universitetit “Haxhi Zeka” dhe Universitetit të Splitit, dhe hap rrugën për një të ardhme të ndritur të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë.

Translate »