fbpx
CEREMONIA E DIPLOMIMIT 2024 NË UNIVERSITETIN “HAXHI ZEKA”

CEREMONIA E DIPLOMIMIT 2024 NË UNIVERSITETIN “HAXHI ZEKA”

Ceremonia e diplomimit në Universitetin “Haxhi Zeka” shënoi një nga momentet më të rëndësishme për institucionin dhe jetën akademike të studentëve. Kjo ditë shënoi përfundimin e një udhëtimi të gjatë dhe të vështirë por plot me përkushtim nga ana e studentëve, personelit akademik dhe atij administrativ. Ceremonia u organizua në bashkëpunim me Komunën e Pejës dhe një ditë përpara ditës së clirimit të qyteti të Pejës. Ceremonia e diplomimit, traditë e përvitshme e UHZ-së nga ky vit do të jetë pjesë e agjendës së Komunës së Pejës dhe do të jetë një organizim i përbashkët.

Të pranishëm ishin përvec studentëve dhe personelit të UHZ-së, edhe prindër, të afërm dhe qytetarë të Pejës dhe më gjerë. Një ndër risitë e ceremonisë ishte pjesëmarrja e KFOR-it Italian, me të cilët janë forcuar marrëdhëniet dhe kemi filluar bashkëpunime konkrete, dhe me pjesëmarrjen e La Fanfara i dhanë hijeshi kësaj ceremonie.

Fjalimet në ceremoninë e diplomimit nga rektori i universitetit “Haxhi Zeka”, prof.dr. Armand Krasniqi dhe kryetari i I komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, ishin një moment kyç i ndarjes së mesazheve frymëzuese për të diplomuarit. Rektori i universitetit theksoi rëndësinë e edukimit dhe rolin që luan Universiteti “Haxhi Zeka” në formësimin e profesionistëve të ardhshëm. Studentët ekselentë, Kreshnik Kabashi dhe Sanela Gusinjac ishin gjthashtu prezentë me fjalimet e tyre gjatë ceremonisë.

Momenti më veçantë gjatë ceremonisë ishte dorëzimi i diplomave, ku çdo student iu dorëzua certifikata e diplomimit. Ky akt simbolizon përfundimin e suksesshëm të studimeve dhe fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tyre profesionale.

Ceremonia e diplomimit në Universitetin “Haxhi Zeka” është një ngjarje që mbetet e gdhendur në kujtesën e çdo studenti. Ajo jo vetëm që shënon përfundimin e një etape të rëndësishme akademike, por edhe hap dyert drejt një të ardhmeje të re dhe plot sfida. Universiteti “Haxhi Zeka”, me traditën dhe përkushtimin e tij ndaj arsimit, siguron që çdo ceremoni të jetë një përvojë e paharrueshme dhe një motivim për të vazhduar rrugën drejt suksesit. Kjo ngjarje simbolizon vlerat e dijes dhe përkushtimin për një të ardhme më të mirë për të gjithë të diplomuarit.

Translate »