fbpx
Universiteti i “Haxhi Zeka” shpërblehet në “Festimin e Partnerëve” te organizuar nga Universiteti i IOWA-s dheUniversitetit Shtetëror i IOWA-s

Universiteti i “Haxhi Zeka” shpërblehet në “Festimin e Partnerëve” te organizuar nga Universiteti i IOWA-s dheUniversitetit Shtetëror i IOWA-s

Prorektorët prof.dr. Edmond Beqiri dhe prof.ass.dr. VjosaHajdari Lleshi, së bashku me dekanin e Fakultetit të Agrobiznesit, prof.dr Nexhdet Shala, stafin akademik prof. dr. Theranda Beqiri, prof.ass.dr.Vlora Berisha dhe prof. ass. dr. Gjokë Duhanaj, Valbona Luta nga staff administrative dhe studentët e fakuktetit të Agrobiznesit, morën pjesë në ngjarjen e rëndësishme të “Festimit të Partnerëve” te organizuar nga Universiteti i IOWA-s, Universiteti Shtetëror i IOWA-s dhe Qendra për Arsim në Kosovë, për zbatimin e një projekti të financuar nga USAID.

Ky projekt synon të përforcojë lidhjet midis universiteteve dhe sektorit privat, të avancojë programet studimore dhe të krijojë më shumë mundësi për praktika dhe punësim të studentëve.

Në këtë rast, rektori prof.dr. Armand Krasniqi u nderua me çmimin “EXELLENCE IN CHAMPIONING PARTNERSHIPS RECOGNITION “, për kontributin dhe angazhimin e tij në krijimin e partneriteteve me sektorin privat në funksion të fuqizimit të arsimit të lartë.

Gjithashtu, prorektori për bashkëpunim ndërkombëtarë dhe ngritje të cilësisë, prof.dr.Edmond Beqiri, prorektorja përbuxhet, financa dhe infrastrukturë prof.ass.dr. Vjosa Hajdari Lleshi dhe prorektorja për mësimdhënie, çështje studentore dhe kërkime shkencore, prof.ass. Alma Shehu Lokaj, u nderuan me çmimin “COMMITMENT TO EXELLENCE RECOGNITION” përangazhimin e tyre në këtë projekt. Si dhe u nderuan me çmim edhe sfati akademik, administrative dhe studentet.

Nëpërmjet këtij festimi, u shënua suksesi i projektit të financuarnga USAID, i cili synon të përmirësojë lidhjet universitet-sektor privat, të rrisë cilësinë e programeve studimore dhe të ofrojë më shumë mundësi për praktika dhe punësim për studentët. Kjo ngjarje e rëndësishme është një dëshmi e qartë e bashkëpunimit të suksesshëm dhe angazhimit të përbashkët në fuqizimin e arsimit të lartë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të partneriteteve në fushën e edukimit.

Translate »