fbpx
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, merr dritën jeshile për ofrimin e studimeve të Doktoraturës

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, merr dritën jeshile për ofrimin e studimeve të Doktoraturës

Universiteti ” Haxhi Zeka” në Pejë, në vazhdën e kërkesave që kishte parashtruar në AKA, për riakreditim dhe programe të reja, kishte aplikuar edhe për akreditimin e programit të PHD-së në Menaxhim Biznesi, për shkak të numrit të mjaftueshëm të stafit vendor dhe ndërkombëtar, trashëgimisë së këtij programi të studimeve dhe numrit të studenteve në këtë program në dy nivelet e studimit Bachelor dhe Master.
Me Akreditimin e këtij programi Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, do të bëhet Universiteti i dytë në nivel vendi që ofron studime të Doktoratës, pas atij të UP-së.
Më rastin e fitimit të këtij programi për herë të parë nga themelimi i tij, UHZ do ta mbroj epitetin e bartësit të AL sipas nenit 10 paragrafi 1, të Ligjit për Arsimin e Lartë.
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, gjithashtu shpreh falënderimin e tij për shqyrtimin meritorë të ankesës se tij për këtë program ndaj Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Translate »