Studentët e Fakultetit të Arteve-Universitetit Haxhi Zeka në Pejë shpërblehen me çmime në Garat Ndërkombëtare në Shkodër.
Me datën 26.04.2017 u mbajtë Edicioni i 16 i Garave Ndërkombëtare Pjetër Gaci në Shkodër për disiplinat Instrumente frymore,instrumente me harqe,kanto dhe piano. Studentët e Fakultetit të arteve të Universitetit Haxhi Zeka ishin pjesëmarrës dhe fituan çmime. Çmimi i parë Valon Kryeziu-klarinetë kl.Prof.asoc.Fatbardh Gashi . Çmimi i dytë Entela Demi-flaut,kl.Prof.asoc. Dardane Nallbani dhe çmimi i tretë Erblina Bajrami-flaut ,kl.Prof.asoc.Dardane Nallbani. Në Fakultetin e arteve tashmë tri vite funksionon departamenti artistik për frymorë ku organizohen shumë koncerte dhe aktivitete në Kosovë ,Bullgari,Shqipëri,Maqedoni.
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2017/04/18058098_10212609684734831_4501335350999472572_n-165x300.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2017/04/18193802_10212609684294820_2717715145722683974_n-300x169.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2017/04/18194623_10212609684454824_3049873854891023246_n-169x300.jpg)