fbpx

Ligjëratë nga përfaqësuesi i Shoqatës së Sigurimeve në Kosovë

Në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, më datë 04.04.2019 nga Adem Selmani, Shef i Qendrës së Trajnimeve në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës u mbajt ligjëratë për tregun e sigurimeve në Kosovë. Gjatë kësaj ligjërate, studentët u informuan më gjerësisht për sigurimet si profesion në Kosovë, rëndësinë e tyre në ekonominë e një vendi si dhe praktika të tjera të sigurimeve. Gjithashtu studentët kishin mundësin të marrin edhe informata të tjera që i’u interesojnë përmes diskutimit që u zhvillua në fund të igjëratës.

Translate »