fbpx
Zyrtarja e Ambasadës Amerikane në Kosovë zhvillon ligjëratë për barrierat gjinore në zhvillimin e karrierës në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë

Zyrtarja e Ambasadës Amerikane në Kosovë zhvillon ligjëratë për barrierat gjinore në zhvillimin e karrierës në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë

Më 3 prill, Kimberly Riffe, nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Departamenti i Drejtësisë, Atasheu i Programit Ndërkombëtar për Asistencë në Trajnime për Hetime Penale (DOJ-ICITAP) mbajti një ligjëratë me studentët dhe me kuadrot e Universitetit Haxhi Zeka në Pejë.   Znj. Riffe u mirëprit nga Dekani i  Fakultetit  të Biznesit Dr. Halit Shabani, Zv. Dekanja, Prof. Ass Vlora Berisha dhe   Prof Asoc Dr. Theranda Beqiri, e cila i prezantoi rreth 20 studente, femra të etnisë Boshnjake dhe Shqiptare.

Gjatë ligjërimit me studente, ajo ndau përvojën e saj shumëvjeçare si oficere profesioniste e forcave të rendit dhe si komandante në SHBA dhe për punën e saj në nivel ndërkombëtar për të ndihmuar në zhvillimin e kapaciteteve në shumë vende të botës që përfshinë Irakun, Afganistanin, Bregun Perëndimor, Jordaninë, Meksikën, Bangladeshin, Pakistanin dhe duke përfshirë edhe afro shtatë vite në Kosovë.        

Znj. Riffe ndau sfidat e saj profesionale dhe barrierat si femër në fushën që dominohet nga meshkujt dhe qasjet që i ka zbatuar për ti tejkaluar dhe për ti lehtësuar ato që zakonisht i referohen tavani i xhamit, përndryshe i përkufizuar si standardet e përcaktuara përjashtuese të tilla si gjinia ose përkatësia etnike.   Në fund, kuadrot dhe studentët shprehën vlerësimin e tyre të thellë për diskutimin e shkëlqyeshëm.

Translate »