fbpx
Delegacioni i Universitetit “Haxhi Zeka” merr pjesë në punëtorin dy ditore për Inovacion dhe transferin e teknologjisë ”projektit EUTOPIL” organizuar nga Universiteti i Lubjanës

Delegacioni i Universitetit “Haxhi Zeka” merr pjesë në punëtorin dy ditore për Inovacion dhe transferin e teknologjisë ”projektit EUTOPIL” organizuar nga Universiteti i Lubjanës

Universiteti “Haxhi Zeka” në takimin e të Asamblesë së përgjithshme të Forumit të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, me datën 05 shtator 2023, në Rijekë të Republikës së Kroacisë, është pranuar si anëtar i rregullt i këtij asocacioni të rëndësishëm akademik e universitar.

Në kuadër të projektit EUTOPIL”, Universiteti i Lubjanës, në Republikën e Sllovenisë më datë 04 dhe 05 prill 2024 ka organizuar një punëtori me fokus në sferën e fuqizimit të misionit të tretë universitar në fushat e Inovacionit dhe Transferit të Teknologjisë.

Bazuar në rëndësinë e temave të kësaj punëtorie, UHZ është përfaqësuar nga prof.dr. Armand Krasniqi rekror, Dr.sc. Alma Shehu – Lokaj prorektore për Mësim, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore, Dr.sc. Vjosa Hajdari, prorektore për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë dhe Diana Shala Drejtoreshë për buxhetit.

Në kuadër të kësaj punëtorie janë diskutuar përvojat dhe sfidat e universiteteve lidhur me detyrimin për modernizimin dhe avancim të proceseve universitare, konkretisht në sferën e misionit të tretë. Nga ky këndvështrim nga një numër i caktuar panelistësh u paraqitën përvojat për hartimin dhe zbatimin e projekteve për transferin e dijeve dhe teknologjisë duke fuqizuar dhe sinkronizuar në këtë mënyrë edhe dy misionet tjetra.    

Kjo punëtori rezultoi me qartësimin e qëllimeve dhe objektivave të sakta se roli i universiteteve evropiane është kompleks por tepër i fuqishëm në avancimet shoqërore – shkencore. Një universitet evropian determinohet nga përgjegjësia e lartë akademike, shkencore e shoqërore për t‘ju paraprirë ndryshimeve të shpejta inovatove e teknologjike duke i pasqyruar dhe zbatuar këto në plane dhe veprime të qarta universitare.  

Translate »