fbpx
Zhvillohet Trajnimi për Trainerë në Fakultetin e Agrobiznesit të Universitetit Haxhi Zeka Informacion për Trajnerët e Certifikuar të Paneleve Korporative

Zhvillohet Trajnimi për Trainerë në Fakultetin e Agrobiznesit të Universitetit Haxhi Zeka Informacion për Trajnerët e Certifikuar të Paneleve Korporative

Në kuadër të iniciativës “Partneritetet e Sektorit Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë,” në Fakultetin e Agrobiznesit të Universitetit “Haxhi Zeka,” (UHZ) po zhvillohet Trajnimi për Trajnerë (TT) të Certifikuar të Paneleve Korporative. 

Në pjesën e përfshirë në TT, identifikohen profesorë nga tre universitete, përfshirë edhe UHZ-në përkatësisht Fakulteti i Agrobiznesit. Përveç profesorëve, në këtë trajnim pjesëmarrës janë edhe personel nga fusha të tjera, Qendra e Karrierës dhe Qendra për Ekselencë.

Trajnimi për Trainerë të Certifikuar të Paneleve Korporative ka si qëllim përgatitjen e profesorëve për të zhvilluar punëtori të Panelit Korporativ me pjesëmarrës nga sektori privat. Këta trajnerë të certifikuar do të kenë aftësinë të udhëheqin profesionistët nga industrina në Kosovë. Në sesionet e trajnimit do të thellohen aftësitë esenciale për karrierë dhe kompetencat e nevojshme për studentët që mbarojnë studimet në fusha të caktuara.

Punëtoritë e Panelit Korporativ shërbejnë si mjet për universitetet, për të siguruar një mekanizëm sistematik për të marrë komente të specifikuara dhe gjithëpërfshirëse nga sektori privat. Këto komente ofrojnë informacion mbi identifikimin e rezultateve të mësimit, strukturën e detyrave mësimore të studentëve, dhe zbatimin e kurrikulës në mënyrë që të sigurohet  përshtatje e vazhdueshme me kërkesat dhe zhvillimet në fushën e punës.

Translate »