fbpx
Publikohen raportet e monitorimit të agjencisë për akreditim dhe qëndrës për njohje të diplomave

Publikohen raportet e monitorimit të agjencisë për akreditim dhe qëndrës për njohje të diplomave

Në kuadër të projektit HEI’25, u publikuan raportet e monitorimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe Qendrës Kombëtare për Njohje dhe Informim Akademik, në eventin Sigurimi i Cilësisë në Arsimin e Lartë. ORCA në vitin 2022 ka monitoruar këtu dy institucione publike që janë gardianët kryesorë të cilësisë në arsimin e lartë, me qëllim të reagimit në rastet kur ka mundur të shkelet ligji, por edhe për të nxjerrë të dhëna mbi të cilat mund të ndërtohen politika.

Nga totali i 389 programeve studimore të akredituara, 224 (58%) janë të ofruara nga institucione publike, ndërsa 165 (42%) janë të sektorit privat.Top 5 institucionet me më së shumti programe studimore të akredituara janë:

1. Universiteti i Prishtinës me 138 programe studimi (50%)

2. Kolegji UBT me 53 programe studimi (19%)

3. Kolegji AAB me 50 programe studimi (18%)

4. Universiteti i Mitrovicës me 18 programe studimi (7%) dhe 

5. Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejës me 17 programe studmi (6%). 

Nga 779 diploma ndërkombëtare të cilat janë njohur nga Qendra Kombëtare për Njohje dhe Informim Akademik, 278 (35%) janë me origjinë nga Maqedonia e Veriut, 200 (25%) nga Shqipëria, 122 (15%) nga Turqia, dhe pjesa tjetër nga shtetet evropiane, ShBA dhe lindja e mesme. Ndërkaq tri fushat kryesore të këtyre diplomave janë shkencat mjekësore dhe të sportit me 27%; shkencat sociale, të edukimit dhe humane me 18%; dhe shkencat ekonomike me 13%.

Projekti financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ang. ADA) me kontribut të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). Deklaratë e mohimit të përgjegjësisë: Këto dokumente janë përpiluar me ndihmë financiare nga Agjencia Austriake për Zhvillim. Pikëpamjet dhe mendimet e shprehura këtu në asnjë mënyrë nuk mund ta pasqyrojnë mendimin zyrtar të Agjencisë Austriake për Zhvillim.

Raportet e plota mund t’i gjeni në:

MONITORIMI I KSHC-SË DHE AKA-SË 2022

MONITORIMI I NARIC KOSOVA 2022

Translate »