fbpx
Cloud Computing dhe Virtualizimi pjesë e kurrikulës mësimore në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë.

Cloud Computing dhe Virtualizimi pjesë e kurrikulës mësimore në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë.

Përgatitja e studentëve në fushën e Teknologjisë së Informacionit është një nga synimet kryesore të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë (UHZ), veçanërisht kur bëhet fjalë për studentët e nivelit mastër në drejtimin Informatika në Biznes të Fakultetit të Biznesit.

Ky program ofron studentëve mundësinë e fitimit të njohurive të reja në sektorët e Cloud Computing dhe Virtualizimit, duke i përgatitur ata për të aplikuar këto njohuri në realitetin e tregut të punës. Për të përmbushur këtë qëllim, UHZ ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në hartimin e Planit Strategjik 2023-2026.

Vizioni i UHZ-së ka një orientim të qartë drejt përshtatjes së programeve të studimit me kërkesat e nevojshme të tregut të punës, duke siguruar që studentët të jenë të përgatitur për sfidat e zhvillimeve të fundit në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Kjo strategji e përgatitjes së studentëve sipërmarrës dhe të specializuar do të ndihmojë ata të integrohen me sukses në industrinë e IT dhe të sjellin një kontribut të rëndësishëm në inovacionin dhe zhvillimin e teknologjisë.

Translate »