fbpx
Vizitë studimore në kuadër të projektit BUGI

Vizitë studimore në kuadër të projektit BUGI

Përfaqësues të Universitetit “Haxhi Zeka ”, gjegjësisht të  Fakultetit të Agrobiznesit, vizituan Unviersitetin e Bolonjws( Itali), në kuadër të projektit .

Projekti “Western Balkans Urban Agriculture Initiative – Bugi”  është i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Erasmus +, dhe janë të përfshira këto universitete për zbatueshmëri:

Universiteti i Sarajevës – koordinator,  Universiteti “Xhemal Bijediç” Mostar, (Bosnjë dhe Hercegovina),

Universiteti i Donja Goricës (Mali i Zi),

Universitetit të Prishtinës, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë (Kosovë),

Universiteti i Bolonjës(Itali)

Universiteti i South Westphalia (Gjermani)

Universiteti i Ljubljanes, ( Slloveni)

 

Projekti BUGI synon të zhvillojë një program të ri në  Master dhe LLL, bazuar në strategjitë kombëtare, analizën ekonomike dhe sociale të ndërmarrjeve, zhvillimin e strategjive të fermave të përshtatura për qytetin, sigurimin e mjeteve moderne të mësimdhënies dhe transferimin e njohurive, aftësive dhe teknologjive në 5 BP IAL. Kurrikula e re e bazuar në kompetencë, synon të jetë ndërdisiplinore, të nxisë procesin e internacionalizimit të IAL-ve dhe të sigurojë fleksibilitet dhe mobilitet të  mësuarit. Projekti do të kontribuojë në punësimin e studentëve / praktikantëve, të zhvillojë rrjete të reja dhe zinxhirë të furnizimit me ushqime alternative për fermerët. Rezultatet e projektit synojnë të rrisin qëndrueshmërinë urbane dhe zhvillimin e ekonomisë së gjelbër në vendet e Ballkanit Perëndimor me përfshirjen e sektorit të ndërmarrësisë.

Gjatë tre viteve të ardhshme, si pjesë e projektit do të zhvillohet kurrikula ndërdisiplinore për ciklin e dytë të studimeve, si dhe një program i të mësuarit gjatë gjithë jetës, në fushën e bujqësisë urbane në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë.

Projektet do të sigurojnë infrastrukturën për mësimin praktik dhe teorik në fushën e bujqësisë urbane me standardet e BE.

[Best_Wordpress_Gallery id=”83″ gal_title=”Bolonja 2018″]

Translate »