fbpx
Konferenca ndërkombëtare “The Face of Prosperity”

Konferenca ndërkombëtare “The Face of Prosperity”

Në konferencën ndërkombëtarë “The Face of Prosperity” e cila po mbahet në Kwidzyn të Polonisë e organizuar nga Powislanska Szkola Wyzsza, kanë marrë pjesë Prorektori për mësimdhënie, çështje studentore dhe  kërkime shkencore, Prof.Ass. Dr. Sabiha Shala, u.d. dekan e fakultetit juridik, Prof. Ass. Dr. Gjylbehare Murati dhe Prof. Ass. Dr. Mimoza Hyseni Spahiu. Derisa në këtë konferencë, Prof. Ass. Dr. Gjylbehare Murati prezantoi punimin “Creating prosperity: the role of Universities in the Transformation Societies: Lessons from Kosovo”, Prof. Ass. Dr. Sabiha Shala dhe Prof. Ass. Dr. Mimoza Hyseni Spahiu, morën pjesë në cilësinë e anëtarit të këshillit shkencor të konferencës.

Pjesëmarrja në këtë konferencë u realizua në kuadër të projektit të financuar nga  ERASMUS+ “Marrëveshje Mobiliteti për Staf Akademik UHZ-PSW”

Universiteti “Haxhi Zeka” u prezantua edhe  në panairin ndërkombëtar  të arsimit të lartë “Future is Yours”, panairi po ashtu ishte në kuadër të marrëveshjes të mobilitetit.

[Best_Wordpress_Gallery id=”85″ gal_title=”Konferenca Bullgari”]

Translate »