fbpx
Delegacioni i Provincës Autonome të Trentos

Delegacioni i Provincës Autonome të Trentos

 Menaxhmenti priti sot në takim delegacionin e Provincës Autonome të Trentos nga Italia. Delegacioni ka për mision thellimin e bashkëpunimit mes dy qyteteve të binjakëzuar kohë më parë.

 

Fillimisht Rektori Prof.Dr. Fadil Millaku, njoftojë delegacionin për programet e universitetit, stafin dhe studentët, e po ashtu edhe për infrastrukturën e që prezantojë edhe ekipën që e shoqëronte në takim.

Millaku theks të veçantë i dha mundësisë së bashkëpunimit në fushat: agrobiznes dhe turizëm, por potencoi që bashkëpunimi mund të vendoset edhe në mes të dy fakulteteve të drejtësisë Pejë- Trento.

 

Në këtë takim dy palësh u diskutua për bashkëpunimin e mundshëm ndëruniversitar, të cilin e përkrahi jashtëzakonisht dhe shprehi vullnet të plotë jo vetëm ministrja e kësaj province autonome, Sara Ferrari por edhe përfaqësues të Universitetit të Trentos, Prof. Marco Bezzi, si dhe përfaqësuesi i Fondacioni Bruno Kessler, Venet Osmani.

Ata u shprehën të gatshëm për fillimin e bashkëpunimit për mes programit të hulumtimit që do të fillojë në Korrik të këtij viti, në hapësirat ekologjike dhe ujore të Rugovës. Me ç`rast Rektori Millaku potenco gatishmërinë e tij për të qenë pjesë e këtij programi jo vetëm studentët por edhe vetë rektori.

 

Profesor Bezzi, tha se fillimisht do të krijohet programi për hulumtim dhe veprimet konkrete ku edhe do të vijnë në Pejë, do të takohen me menaxhmentin dhe të parin e komunës së Pejës, në fillim dhe mbarim të procesit hulumtues për t`iu dhënë edhe rezultatet finale.

Profesor Osmani, prezantoi Fondacionin Bruno Kessler, tek i cili çdo vit botohen rreth 500 libra shkencore, me punime të ndryshme dhe hulumtime, jo vetëm nga profesorë të Universitetit të Trentos, por edhe nga të dy qendrat kërkimore shkencore, përmes të cilave po ashtu mund të bashkëpunojë Universiteti jonë.

 

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof.asoc.Dr. Ibish Mazreku, foli për strategjinë e UHZ-së, si dokument bazë me qasje dhe orientim drejt universiteteve evropiane. Synim kryesor i UHZ-së, sipas tij është vendosja e bashkëpunimit ndëruniversitar, në agrobiznes, turizë,  juridik dhe shkenca ekonomike dhe inkorporomi i filozofisë së punës  së Trentinos në jetën tonë akademike.

 

Përbërja e delegacionit të Asociacionit të Provincës Autonome ishte:

Sara Ferrari – Ministere e Provincës për Universitetin dhe Kërkime, për Politikat e Rinisë, Çështjet e Gjinisë, dhe Bashkëpunimit Zhvillimor, Raffaele Farella –  Drejtor gjeneral i Departamentit të Ndërkombëtarizimit në Provincën Autonome të Trentos, Daniela Pedrotti – Pergjegjëse e fushës së Ndërkombëtarizimit për Trentino Sviluppo Spa, Alessio Zanghellini – President i ADEP (Agjencioni për pastrimin e impianteve), Venet Osmani – Fondazione Bruno Kessler, Marco Bezzi – Universiteti i  Trentos, Platforma 125 – Përfaqësuesit e ndërmarrjeve, Claudio Modena, Giulia Cattani, Michele Caldonazzi, Asociacioni Trentino Con il Balcani: Maurizio Camin, Elbert Krasniqi, Chiara Menguzzato

Ndërkohë, UHZ u përfaqësua nga Rektori, Prof.dr. Fadil Millaku, Prof.ass.Dr. Agim Rysha-anëtar i Këshillit Drejtues Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Pro.asoc.Dr. Ibish Mazreku, Prorektori për buxhet dhe financa, Prof.asoc.Dr. Afrim Selimaj, , u.d. Dekan Prof.ass.dr. Halit Shabani, u.d.dekan prof.ass.dr.Adem Dreshaj, u.d.dekan. Prof.ass.Dr. Nexhdet Shala dhe dekan  fakultetit të arteve, Msc. Hysen Nimani.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Translate »