fbpx
Vizitë e studentëve të Agrobiznesit në ndërmarrjen Bioalta në Kamenicë

Vizitë e studentëve të Agrobiznesit në ndërmarrjen Bioalta në Kamenicë

Studentët e Fakultetit të Agrobiznesit, bashkë me dekanin prof. asoc. dr. Nexhdet Shala dhe disa profesorë, zhvilluan një vizitë studimore në ndërmarrjen Bioalta në Kamenicë.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte të hulumtoheshin aspektet e mësimënxënjes dhe praktikave inovative në fushën e prodhimit në agroekosisteme ekokompatible, duke u fokusuar në cilësinë dhe ruajtjen e ekosistemit, përveç sasisë së produktit.

Vizita u realizua në ambientet e ndërmarrjes Bioalta, ku studentët u pritën nga familia Dodaj. Gjatë kësaj vizite, u prezantuan shembuj të suksesshëm të tranzicionit nga prodhimi konvencional në metodat e prodhimit moderne. Fokusi i kësaj vizite ishte në metodat e prodhimit, përpunimit dhe prezantimit të produkteve në treg.

Përveç ndërmarrjes Bioalta, vizita vazhdoi edhe në shpellën e Gadimës, e cila ofroi një përvojë të jashtëzakonshme për studentët.

Kjo vizitë ofroi studentëve një përvojë të vlefshme për të kuptuar rëndësinë e bashkëpunimit, njohurive të reja dhe zhvillimit në karrierën e tyre në fushën e Agrobiznesit.

Translate »