fbpx
Vizita studimore në Lubjanë me potencial të madh bashkëpunues

Vizita studimore në Lubjanë me potencial të madh bashkëpunues

Në kuadër të projektit QUADIC, këtë javë u zhvillua vizitë studimore në Universitetin e Lubjanës. Partnerët e projektit patën mundësinë të shohin nga afër mënyrën e punës dhe aktivitetet e Universitetit të Lubjanës lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe menaxhimin e projekteve. Njëkohësisht, Universiteti i Lubjanës shprehu gatishmëri që të bashkëpunoië me partnerët e universiteteve të Kosovës dhe Shqipërisë për të ndarë me ta modelet e punës në fushat e lartcekura. 

UHZ u përfaqësua nga Prof.asoc.dr. Ibrahim Krasniqi dhe Ass.Besfort Ahmeti në cilësi të koordinatorit të projektit për UHZ.

Aktivitetet e kësaj vizite studimore ishin të ndryshme, duke përfshirë ligjërata, punëtori, prezantime dhe takime për të shkëmbyer përvoja, ide dhe mësime lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe menaxhimin e projekteve.

Translate »